MENU
klinika

Kishte tradhti?

Fero regjistroi chat-in e Arbenitës me Neymar dhe e postoi në rrjet

03.02.2023 - 14:38

Mjaftoi një video e Arbenitës duke realizuar një trend në Tik-Tok, që rrjeti të shpërthente nga lajmet për çiftin Fero-Arbenita.

Modelja “mburrej” në video se futbollisti i famshëm Neymar i kishte shkruar në Instagram, ndërsa pas videos punët duket se u ngatërruan paksa për dyshen.

Fansat e çiftit dyshuan për ndarje për shkak të “tradhtisë”, madje u fol edhe që Arbenita e la Feron për Neymar. Nga ana tjetër flitej se Fero kishte kërkuar ndarjen, pasi ishte kapur mesazhet e tyre.

Mirëpo asgjë nga këto nuk rezultoi e vërtetë dhe për të “pastruar” imazhin e partneres së tij, reperi regjistroi chat-in e Arbenitës dhe Neymar për ta postuar në rrjete sociale.

Me krenari, ai tregoi sa besnike i kishte qëndruar partnerja e cila as nuk ia kishte hapur fare mesazhin futbollistit që i kishte dërguar një emoji që në nëntor të vitit të kaluar.

Kështu, Fero sqaroi me këtë video se të gjitha aludimet për ndarje nuk ishin të vërteta. Ata vazhdojnë të qetë jetën e tyre dhe nuk preferojnë së fundmi të japin tepër detaje për familjen në rrjete sociale.

Fero dhe Arbenita janë gjithashtu prindër të një vogëlusheje, të cilën e kanë quajtur Nina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN