Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique ka tendencë të bëhet “seriale”, pasi emrat e tyre janë ende në krye të shtypit të huaj.
Ish-futbollisti ka vazhduar jetën e tij pasi është në një lidhje me Clara Kia Marti dhe Shakira po e kapërcen ndarjen në mënyrën e saj.
Pas këngës së shumëpërfolur mbi ish-in dhe partnerin e tij të re, Shakira po e kalon kohën nëpër festa. Sipas mediave spanjolle, ylli kolumbian nuk resht së bërë festa në shtëpinë e saj dhe madje me shumë njerëz të ftuar. Diçka e tillë duket se do të intensifikojë marrëdhëniet e saj po aq të acaruara me prindërit e Pique-s, pasi ata ende jetojnë pranë shtëpisë së këngëtares 46-vjeçare të popit.
Në shkrime nga faqe të ndryshme spanjolle thuhet se prindërit e ish-mbrojtësit të Barcelonës po mendojnë të lëvizin, pasi nuk i durojnë më festat e Shakirës.
Një zhvillim i tillë ndoshta do të jetë i këndshëm për të, pasi prej disa kohësh dihet lidhja e keqee Shakirës me nënën e Piques.
Shakira dhe Pique janë bërë virale në mediat sociale, me përdoruesit e Twitter, Instagram dhe TikTok që shfaqin video të vjetra nga koha kur të dy ishin çift.
Pak kohë më parë, në TikTok u publikua një klip në të cilin Shakira kritikon nënën e Pique, duke theksuar se ai “nuk ka nevojë për këshillat e saj”.
Kësaj radhe është shfaqur një video tjetër, në të cilën shihet Montserrat Bernabeu duke bërë gjeste të ndryshme ndaj këngëtares për t’i thënë që ta mbyllë gojën.
Ky gjest i vrazhdë me gishtin para gojës së doktoreshës është kapur nga një fanse e Shakirës dhe tashmë marrëdhënia mes dy femrave është bërë sërish objekt diskutimi.
Bernabeu e akuzon për largim nga nipërit e saj
Së fundmi revista “Lecturas” raportoi se pas kontaktit me Montserrat Bernabeu, ndarja e djalit të saj me Shakirën e ka lënduar edhe atë.
“Ajo është e shkatërruar”, thuhet në raport. Në fakt, ajo zbuloi se ylli kolumbian u ka kërkuar fëmijëve të saj që të mos e quajnë Montserrat “gjyshe”, gjë që ishte shumë e vështirë për të.