MENU
klinika

Messi favorit për çmimin ‘The Best’!

FIFA kurorëzon sonte më të mirët e vitit

27.02.2023 - 14:35

Sonte FIFA organizon mbrëmjen ‘Gala’ ku do të shpallen fituesit e çmimeve më prestigjioz individual, që tani jepen të ndara nga ‘France Football’.

Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë kandidatët për çmimin ‘The Best’ për meshkuj, me argjentinasin e Paris SG që duket më i favorizuar për ta fituar për shkak të Botërorit me Argjentinën. Gjithashtu do jepet çmimi ‘The Best’ për vajza, çmimi i trajnerit trajnerit më të mirë dhe çmimi ‘Puskas’. Ceremonia do të nisë në orën 21:00.

Çmimet dhe kandidatët për të fituar:

‘The Best’ meshkuj: Benzema, Mbappe dhe Messi

‘The Best’ vajza: Mead, Morgan, Putejas

Portieri më i mirë meshkuj: Bonu, Courtis, Martinez

Portierja më i mirë për vajza: Berger, Earps, Endler

Trajneri më i mirë për meshkuj: Ancelotti, Guardiola, Scaloni

Trajneri më i mirë për vajza: Bompastor, Sundhage, Uiegman

Çmimi ‘Puskas’ (për golin më të bukur): Oleksi (Uarta Poznan), Pajet (Olimpiakosi kundër Paok), Riçarlison (Brazil kundër Serbisë)