Në ditën e 6-të të tërmetit, lajmet e mrekullive vijojnë të vijnë nga zonat e fatkeqësive në Turqi. Një foshnjë 2-muajshe u shpëtua pas 128 orësh kërkimi në rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga tërmeti në lagjen Antakya të Hatay.
Trupi i tij i vogël mbeti në rrënoja për 128 orë, nën grumbuj betoni. Me shikimin e pafajshëm në sytë e tij të mëdhenj, ai u bë një nga simbolet e shpresës.
I pavetëdijshëm për gjithçka, trupi i tij i vogël u nxor nga grumbujt e rrënojave i padëmtuar.
Foshnja u mor me barelë dhe u dërgua në ambulancë. Më pas ai u dërgua në spital për mjekim. Pavarësisht gjithçkaje, sytë e foshnjës ndezën edhe një herë shpresën.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në zonat e fatkeqësisë vazhdojnë në ditën e 6-të të tërmetit. Një zë i dëgjuar në momentin kur shpresat janë zhdukur, i rikthen ata në jetë.