MENU
klinika

Tensione në derbin grek

Futbollistit shqiptar i anulohet goli në minutën e fundit

26.02.2023 - 16:46

Debati i zjarrtë mes Olimpiakosit dhe Panathinaikosit që përfundoi në barazim pa gola, ka shkaktuar momente tensioni në fushë. Në minutën e 89-të, bardhekuqtë e Olimpiakosit gjetën golin me futbollistin shqiptar Mario Vrushaj por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Vendimi i marrë nga arbitri ka irrituar presidentin e Olimpiakosit Vangelis Marinakis, i cili zbriti në fushën e lojës për të protestuar.

Drejtuesi i klubit grek zhvilloi një bisedë me arbitrin e ndeshjes i cili i tregoi edhe një karton të verdhë. Për disa momente ndeshja u ndërpre dhe filloi sërish me tensione dhe ndëshkimin me karton të kuq të Sokratis Papastathopulos dhe më pas u mbyll në barazim pa gola.