MENU
klinika

FIFA shpall tre kandidaturat

Gara për trajnerin më të mirë të vitit 2022

10.02.2023 - 14:10

Tre finalistët e nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s për meshkuj janë mes Ancelottit, Guardiolës dhe Scalonit.

Gara është shumë e fortë pasi mes kandidaturave është trajneri kampion i Champions League dhe Superkupës së Europës, Carlo Ancelotti si dhe trajneri që mori Kupën e Botës 2022 në shtëpi, Lionel Scaloni.

3 finalistët janë:
Carlo Ancelotti (Itali / Real Madrid)

Pep Guardiola (Spanjë / Manchester City)
Lionel Scaloni (Argjentinë)