MENU
klinika

U konfliktuan dhe kërcënuan prokurorin e SPAK

Gjykata lë në burg 2 vëllezërit nga Durrësi

27.02.2023 - 14:23

2 vëllezër nga Durrësi, Orges dhe Mirjan Sina, janë në burg pas një vendimi të Gjykatës pasi janë konfliktin dhe kanë kërcënuar prokurorin e SPAK Behar Dibra dhe një punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Burime për gazetarin e Report Tv, Ronaldo Gjoshi, bëjnë me dije se Orges dhe Mirjan Sina i treguan dokument policie fals prokurorit por kur kanë marrë vesh kush ishte janë larguar me shpejtësi dhe kanë thyer edhe postbllokun e policisë që do i ndalonte pasi ishte ngritur qëllimisht për ta.

Burime bëjnë me dije se konflikti i vëllezërve Sina dhe prokurorit Dibra ka ndodhur te Tuneli Elbasan-Tiranë. Vëllezërit Sina u larguan menjëherë pasi kuptuan se ishin konfliktuar me prokurorin e SPAK por u arrestuan në qytetin e Durrësit. Masa e sigurisë është dhënë dje nga Gjykata e Elbasanit, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë ‘arrest me burg’. Mbi dy vëllezërit rëndojnë 4 akuza si kundërshtim i forcave të policisë, mosbindje ndaj policisë, kanosje e prokurorit dhe mbajtje pa të drejtë e titullit.