MENU
klinika

Në ditën e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë

Gjykata Speciale në Hagë refuzon lirimin e Thaçit nga paraburgimi

17.02.2023 - 18:19

Gjykata Speciale e Hagës ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për rishikimin e vendimit për vazhdimin e paraburgimit. Vendimi është publikuar ditën e sotme kur Kosova feston 15 vjetorin e pavarësisë.

 “Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”-thuhet në vendim.

Po ashtu janë përmendur disa karakteristika sipas të cilave, Thaçi nuk duhet të lirohet nga paraburgimi i Hagës.

Mes tyre përmenden:

“Ndikimi dhe autoriteti i Hashim Thaçit, njohuritë për akuzat dhe provat kundër tij dhe gjithashtu mundësia për një dënim me burgim të gjatë”, “rrezikun që Thaçi do të pengonte procedurat e Gjykatës Speciale”, “rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme”, “faktin që masat kufizuese për lirim nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet”, “peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit” dhe “progresin që vazhdohen të bëhet drejt fillimit të gjykimit e ku kanë mbetur më pak se gjashtë javë”.

Thaçi mbahet në paraburgimin e Hagës që prej nëntorit të vitit 2020. Ndaj ish presidentit të Kosovës rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Vendimi i publikuar nga gjykata Speciale e Hagës