Komiteti ligjor i LFP-së do të studiojë këtë mëngjes në orën 10:30 apelin e PSG-së në lidhje me huazimin e Hakim Ziyech. Dokumentet e nevojshme për miratimin e kësaj lëvizjeje mbërritën shumë vonë gjatë natës nga e marta në të mërkurë. Chelsea dërgoi vazhdimisht të njëjtin dokument të gabuar. 29-vjeçari maroken do t’i bashkohej Parisit në formë huazimi pa asnjë mundësi blerjeje.
Lojtari kishte kaluar ekzaminimin mjekësor të martën në mëngjes. Vonesa u mor më pas për shkak të dëshirës së drejtuesve të ‘bluve’ për të shtuar një opsion për transferimin e një elementi me kontratë deri në vitin 2025.
Ziyech ka shfaqur dëshirën e tij për të reformuar krahun e djathtë te PSG-ja me bashkatdhetarin e tij Achraf Hakimi. Mbetet për t’u parë nëse komisioni ligjor i LFP do të japë dritën jeshile.