MENU
klinika

Vetëm 17 vjeç që debutoi me Bayernin e Mynihut

Ibrahimovic quhet talenti më i ri shqiptar

11.02.2023 - 21:27

Talentet shqiptarë janë duke lënë gjurmë në Europë dhe po shfaqin dita-ditës aftësitë e tyre. Këtë herë është Arijon Ibrahimovic që ka debutuar me ekipin e parë të Bayern Munchen. Trajneri Nagelsman e ka hedhur në fushë në ditën e sotme atje ku bavarezët fituan me shifrat 3-0 ndaj Bochum.

Në minutën e 77 të takimit, Ibrahimovic hyri në fushë për të marrë vendin e Sane. Është vetëm 17-vjeç dhe me origjinë është nga Kosova, por duket shumë e vështirë për dardanët dhe Shqipërinë që të marrin në gjirin e tyre këtë lojtar që është pjesë e të rinjëve të Gjermanisë. Ky aktivizim historik për të me ekipin e Bayern bën që Ibrahimovic të vazhdojë ëndrrën e tij dhe të pres shansin për një ftesë nga ekipi i parë i Gjermanisë në të ardhmen.