Një tjetër ndeshje me eliminim direkt me nokaut për Interin. Zikaltrit humbasin ndeshjen e shtatë nga 24 dhe e humb kundër Bologna-s së Thiago Motta-s, i nisur drejt ëndrrës së një kupave të Evropës.
Inter jo vetëm që nuk është për titull në Serie A, por rrezikon të arrihet edhe nga Roma dhe Milan në vendin e dytë. Zikaltrit humbën 1-0 në transfertë me Bologna-n, një rival që po kthehet në “mace e zezë” në sezonet e fundit.
Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak raste për shënim, ku vendasve iu anulua një gol nga VAR, e dyta pati më shumë ritëm. Por kur pritej që miqtë të shënonin, ndodh e kundërta.
Orsolini në minutën e 76-të shënon për vendasit dhe gëzon tifozët. Inter del pa pikë edhe nga një ndeshje tjetër.