MENU
klinika

Haradinaj në Pentagon

Ish-kryeministri i Kosovës zbardh detaje nga vizita në SHBA

04.02.2023 - 11:13

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka zhvilluar një vizitë në Pentagon në SHBA.

Ish-kryeministri i Kosovës njofton në rrjetin e tij social “Facebook” se është takuar me Andrew L. Winternitz, i cili është Drejtori Kryesor i Departamentit të Mbrojtjes për Europën dhe Politikat e NATO-s.

Haradinaj shkruan më tej se i kërkoi zyrtarit Winternitz që të jetë i vazhdueshëm angazhimi i SHBA-së në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në takim shpreha falënderimet më të larta për djemtë dhe vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Kërkova nga z. Winternitz që angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm. Duke i falënderuar për mbështetjen e parezervë e cila rezultoi me formimin e Ushtrisë së Kosovës, potencova edhe njëherë se synim i Kosovës është që sa më shpejt të jemi anëtar i NATO-s, në rresht me shtetet prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë”, shkruan Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Haradinaj nuk i ndahet kryeministrit

“Kurti shantazhohet nga Serbia!”

Çfarë shkruajnë mediat amerikane?

“Marrëveshja e Washingtonit është historike”