MENU
klinika

U arrestua disa ditë më parë

Ish-zyrtares Alda Klosi i sekuestrohen 1 apartament dhe 1 garazh

12.02.2023 - 12:36

Disa ditë pas arrestimit nga policia, ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh, bëjnë të ditur burimet për Panorama TV.

Alda Klosi është lënë në masën arrest me burg nga gjykata, pas zbulimit të një shumë parash në shtëpinë e saj të cilat u vodhën nga pastruesja Rozeta Dobi.

Mbi ish zyrtaren e shtetit, Alda Klosi të rëndojnë disa vepra penale.

“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”;

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale”;

dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

ARRESTIMI
Alda Klosi u arrestua mbrëmjen e 3 shkurtit pasi në banesën e saj, dyshohet se në muajin dhjetor, u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë nga Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në banesën e marrë me qera prej zyrtares.

Dyshimet ndaj Klosit u shtuan, pasi ajo dha dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Historia është ende nën hetim, pasi Rozeta Dobi dëshmoi se nuk i grabiti paratë, por e inskenoi të gjithë situatën në bashkëpunim me Alda Klosin. Këto pretendime pritet të zbardhen nga ana e Prokurorisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘E fundosi’ pastruesja Rozeta Dobi me dëshminë e re

Gjykata vendos “arrest me burg” për Alda Klosin

Pretendimet e avokatit mbrojtës të ish zyrtares së kryeministrisë

E akuzoi për grabitje, Alda Klosi ‘bashkohet’ me Rozeta Dobin te “325”-a