MENU
klinika

“Jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë të lirë kufijtë”

Ja mesazhi që zgjodhi Dua Lipa për 15-vjetorin e Pavarësisë

17.02.2023 - 18:11

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të jetë zëri i popullit të Kosovës në botë

Sot në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ylli shqiptar ka vendosur që të rikthejë vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.

Dua ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet fushata e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lër të lirë)”.

Në postim më tej thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.

 

 

Sipër postimit, artistja 27-vjeçare ka vendosur disa ‘emoji’ me duar që bëjnë shqiponjën dykrenare.

  • foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN