Lionel Messi u shpall “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”, që u organizua në Paris. Ylli argjentinas, i cili fitoi më në fund Kupën e Botës me Argjentinën e tij të dashur, triumfoi në garën e fortë me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.
Natyrisht, pas kësaj ceremonie janë mësuar edhe si kanë votuar kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve të Shqipërisë dhe Kosovës. Të katër përfaqësuesit shqiptarë: trajneri Sylvinho dhe kapiteni Etrit Berisha (Shqipëri), si dhe tekniku Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani (Kosovë), nuk kishin dyshime në lidhje me të mirin ‘The Best’.
Ata kanë votuar për Lionel Messin si preferencën kryesore, ndërkohë që trajneri i kombëtares kuqezi ka futur në treshe bashkëpatriotin e tij, Neymar. Sakaq, Etrit Berisha, përveç “Pleshtit” votoi për Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, kurse ndër të preferuarit e Rrahmanit, nuk mungoi Vinicius Junior i Real Madrid.
Ja dhe si kanë votuar Shqipëria dhe Kosova për “The Best FIFA Football Awards”:
SHQIPËRIA
Etrit Berisha: Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe.
Sylvinho: Lionel Messi, Karim Benzema, Neymar.
KOSOVA
Amir Rrahmani: Lionel Messi, Kylian Mbappe, Vinicius Junior.
Alain Giresse: Lionel Messi, Karim Benzema, Kylian Mbappe.