MENU
klinika

Europa League mëson ndeshjet e 1/8

Hidhet shorti! Ja përballjet e radhës!

24.02.2023 - 14:05

U hodh këtë mesditë në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/8 të Europa League. Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Europë ka mësuar edhe përballjet e radhës, me çiftet që janë interesante për finalen e 31 majit në Budapest.

Juventus luan me Freiburg, Sevilla me Fenerbahcen dhe Arsenal – Sporting Lisbonë. Short i lehtë për Manchester United që “peshkon” Real Betis, teksa Roma luan me Sociedad. Kujtojmë se në këtë fazë nuk mund të shortoheshin skuadra nga një vend. Këto përballje luhen në 9 dhe 16 mars.

Union Berlin-Union Saint-Gilloise
Sevilla-Fenerbahce
Juventus-Freiburg
Bayer Leverkusen-Ferencvaros
Sporting Lisbonë-Arsenal
Manchester United-Betis
Roma-Real Sociedad
Shakhtar Donetsk-Feyenoord