MENU
klinika

“Muaji i dashurisë”

Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB

01.02.2023 - 14:14

Muaji shkurt vjen me një kalendar të ngjeshur artistik, sjellë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në një komunikatë për mediet, TKOBAP thotë se “muaji i dashurisë” i kushtohet produksioneve të reja që mbartin emrat më të shquar regjisorialë, çeljes së sezonit artistik të baletit dhe operetave për fëmijë e familje, ndjenjës së përkatësisë, që lidhet me trashëgiminë dhe traditat kulturore të zonës si edhe të rinjve e të rejave, që u japin zë emocioneve përmes artit.

Shfaqjet nisin me veprën “Antikiteti Modern”, me koreografi të Enada Hoxhës e Gerd Vasos, me pjesëmarrjen e solistit lirik Xhieldo Hyseni, i cili sapo ka fituar në një konkurs ndërkombëtar të këngëtarëve lirikë (AsLiCo) në Como të Italisë. “Antikiteti Modern” do të shfaqet për dy netë me radhë, në 4 dhe 5 shkurt.

Në datën 9 do të shfaqet “Romeo and Juliet”, me regji të Sakir Gurzumar, një shfaqje e realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, TKOB dhe Shkollën e Baletit. Data 10 shkurt sjell shfaqjen e talenteve të reja “UPFEST 23” dhe ditën e Shën Valentinit, TKOB sjell koncertin vokal simfonik “O dolci baci”, me solistët lirikë të TKOB-së dhe të Konservatorit të Salernos (Itali).

“Shqipëria ime” është koncerti i Ansamblit Popullor, i planifikuar për në datën 16 shkurt. Ndërsa në datat nga 22-25 shkurt, rikthehet opereta e përshtatur për fëmijë dhe familje “La serva padrona”.

4 netë të tjera shfaqjeje do të mbyllin kalendarin e muajit shkurt. Bëhet fjalë për një produksion të ri të operetës “Karnavalet e Korçës”, e cila vjen në skenë pikërisht në periudhë karnavalesh. Artistja e mirënjohur Inva Mula, vjen kësaj here në rolin e regjisores së veprës, e cila do të dirigjohet nga një tjetër artiste me vlera dhe me një karrierë të ngritur edhe jashtë Shqipërisë, Elda Laro.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe