MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kolesteroli i lartë, cilët persona rrezikohen më shumë?

28.02.2023 - 13:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kolesteroli i lartë, cilët persona rrezikohen më shumë?

Mjeku: Ideja është që dy janë shkaktarët kryesor, njëra është ushqimi i keq dhe tjetri është jeta sedentare, jeta pa lëvizje, monotone, hyp në ashensor, shko në një kafe, hyp në një makinë, shko në një zyrë dhe kaq. Natyrisht që ushqimi është shkaku bazë. Është me rëndësi të themi që ka disa metabolizma, disa njerëz që janë më të prirur për ta pasur këtë. Kjo nuk është gjithmonë e lidhur me obezitetin, pra nuk janë vetëm njerëzit e shëndosh, sepse ka njerëz plot që në dukje janë elegant. Edhe këto enë gjaku janë të mbushura me kolesterol. Kryesisht dëgjon një shok apo një shoqe që thonë: ‘Kam caktuar një bypass’. Dmth jo për t’i trembur njerëzit po bypass është një gjë shumë e thjeshtë, të çajnë kraharorin me ca sharra dhe të nxjerrin zemrën në tavolinë. Janë nja 5-6 orë një mekanizëm që e ndan gjakun nëpër trup dhe e vendosin, e lidhin këtë me ca kapse letrash. Shumë e thjeshtë. Edhe për t’ju shmangur kësaj, ne duhet të marrim masa të ushqehemi mirë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.