MENU
klinika

Ja kur pritet të vendosë UEFA!

Kontratat e çuditshme të Çelsit

09.02.2023 - 16:06

Përpara merkatos së ardhshme të verës, ajo do të ketë rregulla të reja. Në dy sesionet e fundit të saj, blutë e Londrës kanë ndarë kostot e operacioneve të tyre, duke firmosur kontrata 7 ose 8-vjeçare me lojtarët, gjë që Premier Liga e lejon.

Pronari i ri, Tod Bohli, ka shpenzuar mbi 600 milionë paund për blerjet e merkatos së sezonit 2022-’23, duke manovruar me shpenzimet për “Fair Play”-n Financiar”, ndryshe nga kampionatet e tjera, ku maksimumi që një lojtar mund të firmosë është për 5 vite.

Por Premier Liga lejon që lojtarët të firmosin edhe për më gjatë. Prandaj Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet të vendosë këtë kufizim në mbledhjen e 4 prillit në Lisbonë, pasi kjo praktikë rrezikon të ardhmen dhe stabilitetin financiar të klubeve.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”