Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në GJKKO.
Sot pritet mbrojta e tij pas pretencës së dhënë nga SPAK në lidhje me marrjen të pandehur për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit
SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për fshehje të dënimit me 3 vite në Greqi në formularin e vetëdeklarimit, ndërsa la hapësirë, që nëse i pandehuri jep pëlqimin të aplikohet neni 63 i Kodit Penal, punë në interes publik për 150 orë.
Më herët autoritetet greke dërguan letërporosinë me procedimin penal të dënimit të Ismailajt me 3 vite burg për dy vepra penale. Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi.