MENU
klinika

Shndërrimi i saj

Kulla Veneciane, monumenti simbolik i Durrësit

25.02.2023 - 16:25

Kulla veneciane, një monument simbolik i qytetit të Durrësit po shërben për informimin dhe orientimin e vizitorëve në gjithë qytetin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të Kullës, teksa theksoi se përmes teknologjisë po shndërrohet në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik.

“Kulla veneciane në Durrës e rilindur pas tërmetit, tani përmes teknologjisë po shndërrohet në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Kulla veneciane, në zemër të Durrësit, iu nënshtrua restaurimit pas tërmetit të fortë që goditi këtë qytet nëntorin e 2019-ës.

Falë programit EU4Culture, kulla “flet” përmes programeve teknologjike multimediale.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe