MENU
klinika

Gjashtë ‘pikat e nxehta’

Kurti tregon kushtet për formimin e Asociacionit

02.02.2023 - 12:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme në Kuvend ka treguar gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Vija e kuqe, e pakalueshme, sipas kryeministrit Kurti është që fiormimi i tij të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi. Po ashtu, Kurti theksoi se nuk mund të ketë Asociacion monoetnik.

Ai listoi këto kushte:
-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
-Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës
-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
-Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi I të gjitha armëve ilegale.
-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën.
-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mosaplikimin e Kosovës në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë është në rendin e ditës?

Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

"Nuk guxoj ta prezantoj të gjithë planin evropian!"

Kuvendi serb seancë të posaçme për Kosovën, fjalimi i Vuçiç


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!