MENU
klinika

Alarm për grusht shteti në Moskë

Kush është ‘Luani i ri’ që po përpiqet të rrëzojë Vladimir Putinin

27.02.2023 - 12:39

Kreu i grupit Wagner aq sa është i dobishëm në këtë luftë për Kremlinin aq dhe po irriton elitat, pasi është jashtëzakonisht ambicioz dhe provokues. Yevgeny Prigozhin, i cili po lufton pa mëshirë në Ukrainë, shfaq ambicie politike gjithnjë e në rritje, duke krijuar armiq të mëdhenj. Jetoi i izoluar për një kohë të gjatë dhe doli publikisht vjeshtën e kaluar duke pranuar se ai ishte udhëheqësi i Wagner. Ai u mburr për sukseset e tij ushtarake dhe mori përgjegjësinë për ushtritë e tij dhe manipulimin e opinionit publik. Në të njëjtën kohë, ai bëri një hyrje të zhurmshme në skenën politike ruse. Sipas analistëve perëndimorë, asnjë individ jozyrtar nuk ka qenë ndonjëherë kaq i rëndësishëm në aktivitetet ndërkombëtare të Rusisë. Por pozicioni i tij është i brishtë. Tatjana Stanovaya, eksperte për Rusinë në Fondacionin Amerikan Carnegie për Paqen Ndërkombëtare u shpreh se; “Ai lavdërohet dhe demonizohet në të njëjtën kohë dhe lidhjet e tij me presidentin Vladimir Putin janë objekt i të gjitha fantazive të mundshme”.‘Sukseset e tij të vazhdueshme paralajmëron një të ardhme të ndritur për të, ashtu siç çdo dështim një rënie të afërt, por për momentin, asnjë nga këto nuk është plotësisht realiste,” tha më tej ajo. Çdo gjë tek ai është përçarëse, pamja e tij fizike sytë e zinj koka tullac apo dhe e kaluara e tij kriminale pasi ai kaloi nëntë vjet burg për vjedhje dhe mashtrim.

Interesat në sferën politike
Maxime Audinet i Institutit për Studime Strategjike të Shkollës Ushtarake në Paris (IRSEM),në lidhje me Prigozhin u shpreh se; “Ai është ai që quhet “sipërmarrës i dhunshëm”, një person që vjen nga një mjedis kriminal dhe gjithmonë ka luftuar për interesat e tij me dhunë verbale dhe fizike. Dhe tashmë nuk do mend që interesat e tij kanë hyrë dhe në sferën politike. “Ai po përpiqet të pozicionohet në spektrin nacionalist-populist, i cili është copëtuar nga përplasjet e ashpra që nga vdekja e lideri historik të Partisë ultra-nacionaliste Liberale Demokratike (LDPR), Vladimir Zhirinovsky’ i cili vdiq në prill 2022 pasi kjo pjesë e spektrit politik rus është potencialisht shumë premtuese kur Putini të jetë larguar”, tha Maxime Audinet.

Grusht shteti
Nga ana tjetër Jason Jay Smart, i cili ka qenë këshilltar i disa fushatave politike në Evropë, ka shkruar për “Kiev Post” për tensionet që vazhdojnë të përshkallëzohen mes,kreut të grupit Ëagner të mercenarëve rusë, dhe Kremlinit. Këto tensione thuhet gjithashtu se shkaktuan një pykë midis Prigogine dhe Putin pasi dy burrat thuhet se gëzonin një marrëdhënie të ngushtë për vite me rradhë. Smart tha se disa njerëz spekuluan se, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij të tensionuara me Putinin, Prigozhin “mund të njohë ndryshimin e erërave në Rusi si mundësinë e tij për t’u ngjitur në majë të shkallës”. Smart shkroi se Prigozhin ka të ngjarë të fillojë duke eliminuar të gjithë kundërshtarët e mundshëm në kërkimin e tij për pushtet. Kjo do të përfshijë figura të tilla si Shoigu dhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov. Atëherë, Prigozhin do të kishte nevojë për legjitimitet pasi ai do të përpiqej të merrte udhëheqjen pa zgjedhje dhe kundër kushtetutës ruse. “Ai do të ketë nevojë për disa metrikë për të justifikuar vendin e tij në fron”, shkroi Smart. Sipas tij një nga drejtimet strategjike që Prigozhin mund të merrte do të ishte të përpiqej të siguronte mbështetjen e Perëndimit. Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë thënë se aktualisht nuk mbështesin ndryshimin e regjimit në Rusi, Prigozhin mund të fitojë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë duke marrë përsipër arsenalin bërthamor të Rusisë. “Pasja e një arme bërthamore kombëtare në dorë do t’i lejonte Prigozhinit të shmangte të gjithë elementët e reduktuar në ushtrinë ruse, duke i detyruar ata që nuk kanë marrë ende anën të bashkohen, duke i dhënë në të njëjtën kohë një çip me të cilin ai mund të negocionte me Perëndimin”, ka shkruar ai. Smart tha se Perëndimi mund të shkojë aq larg sa të kërkojë një tërheqje të plotë të Rusisë nga Ukraina, për të cilën Prigozhin mund të pajtohet për aq kohë sa kjo do të thotë të arrijë qëllimin e tij për të qeverisur Rusinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si SHBA mund ta detyrojë Vuçiçin ta njohë Kosovën!

Eksperti amerikan: Ballkani Perëndimor pikë e rrezikshme

“Ajo që dukej si strategji suksesi, mund të rezultojë dështim"

Çfarë është lufta e Putinit në Siri kundër Amerikës?