MENU
klinika

Nga të shtënat u vra gabimisht 30-vjeçari

Kush janë 7 shqiptarët që u përplasën në lokalin në Greqi

22.02.2023 - 10:48

Shqiptarët e përfshirë në krimin e rëndë në lokalin në Athinë, ku vranë aksidentalisht një bashkëkombës të tyre, raportohet se janë persona me rrezikshmëri të lartë.

Sipas burimeve për Panorama TV, ata janë nga Shqipëria e Jugut dhe pjesë e grupeve kriminale shqiptare. Dyshohet se janë përfshirë në ngjarje të tjera të rënda në Greqi.

Si ndodhi krimi
Fillimisht në zonën VIP të lokalit kanë mbërritur 4 shqiptar dhe më pas u janë bashkuar edhe 3 të tjerë. Pas pak kohe, ata kanë nisur një konflikt mes tyre dhe sherri është zhvendosur në qendër të lokalit, ku ndodheshin klientë të tjerë.

Në një moment, njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar aksidentalisht një tjetër shqiptar, i cili po shihte një ndeshje.

30-vjeçari u qëllua në klavikul dhe u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Mësohet se ai nuk kishte mjet identifikimi me vete.

Ndërkohë 7 shqiptarët e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një makinë. Ndërsa të tjerët i kanë braktisur mjetet në vendin e krimit.

Sipas mediave greke makinat janë të tipit xhip amerikanë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si ndodhi ngjarja pas konfliktit në ambientet e jashtme të lokalit

Vritet aksidentalisht me armë zjarri një shqiptar në Athinë


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi