MENU
klinika

"Revolucioni do njerëz që ju nuk i keni doktor!"

Kuvendi përjashton Berishën, Spiropali: Doktor mblidh mendjen!

13.02.2023 - 19:38

Një seancë e pazakontë është kjo e zhvilluar këtë të hënë në Kuvend. Teksa jashtë opozita ka zhvilluar një protestë, paralelisht është mbajtur edhe seanca plenare ku nuk kanë munguar përplasjet.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar kreun e PD-së Sali Berisha nga punimet e kuvendit.

Sakaq, në fjalën e saj Elisa Spiropali drejtuar kreut të PD Sali Berisha tha se, nuk i ka njerëzit për të bërë revolucioni për të cilën ai thotë se do të bëjë.

Berisha: Çfarë pate ti që u ngrite? A jeni në rregull!?

Elisa Spiropali: Revolucioni do njerëz, bindje që ju nuk i keni doktor. Populli ju rezervon një vend të veçantë. Mblidh mendjen se nuk bëhet kështu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN