MENU
klinika

Plagosi të miturin me armë

Laç, jepet vendimi për 17-vjeçarin

16.02.2023 - 14:46

Mbërrin në Gjykatën e Kurbinit 17 vjeçari A. Gj. ku të hënën plagosi 15 vjeçarin I. Rr., pranë gjimnazit të Laçit.

Pritet të jepet masa e sigurisë, ku nga prokurori Bardhyl Shehu është kërkuar “arrest shtëpie”.

Mbi të riun rëndojnë akuzat Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.

Vendimi do të jepet nga gjyqtarja Alda Sadiku.

Sherri ka nisur për motive të dobëta mes dy grupe të rinjsh. Pas ngjarjes 17-vjeçari u arratis dhe më pas u kap në një banesë të braktisur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"15-vjeçari u qëllua me armë, identifikohet autori"

Plagosja e nxënësit në Laç, policia del me njoftimin zyrtar