I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.
Pas vizitës në Serbi, Lajçak ka thënë në Twitter se do të ketë takime të nivelit të lartë në Bruksel.
“Udhëtova për në Prishtinë të takoj kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe në Beograd me presidentin Aleksandar Vuçiç e Petar Petkoviq. I lumtur që Kosova ka pranuar në parim Propozimin e BE-së. Do të vazhdojmë diskutimet në nivel të lartë”– shkruan Lajçak.
I travelled to Pristina to meet PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik and to Belgrade to do the same with @predsednikrs @avucic and @PetkovicPetar. I’m glad that Kosovo now also accepted the 🇪🇺 Proposal in principle. We will continue our discussions at a High-level Meeting. pic.twitter.com/KqSDEvdxhn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 7, 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me gjithë shqetësimet rreth trysnisë perëndimore për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel duhet të zbatohen, përfshirë edhe atë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.