U bënë 9 vite nga ndarja nga jeta e Dr.Florit e dhimbja për familjen dhe miqtë është akoma e freskët. Dhimbja shtohet akoma më shumë sot, në ditën kur Florian Kondi duhet të ishte duke festuar ditëlindjen e 44-të.
Në këtë ditë nuk kishte si të mos e kujtonin miqtë. Ka qenë Landi, ai i cili postoi në ‘Instagram’ një foto të Dr.Florit ku krahas fotos shkruan: “DrFlori i lindur Floran Kondi, 28 Shkurt 1979”.
Landi ka ndarë një foto të vjetër të tij, Dr.Florit dhe Armir Shahini, të cilës i ka bashkangjitur vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.
#DrFlori i lindur Floran Kondi 28 Shkurt 1979
…Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa
Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa
Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time
Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime
Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja
Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon.
Refreni
Dr. Flori
Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon.
Dr.Flori u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 36-vjeçare në 17 nëntor 2014. Këngëtari ndërroi jetë në një moshë shumë të re, por ai la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin ‘West Side Family’, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009. Dr. Flori la pas dy fëmijë, Kaltrinën dhe Danin.