Interi ka fituar derbin ndaj Milanit, duke u kthyer në vendin e dytë në renditjen e Serisë A dhe duke zhytur edhe më shumë në krizë kuqezinjtë.
Dueli në fakt u vendos nga një gol i vetëm i Lautaro Martinez, por dominimi i zikaltërve në këtë sfidë ishte thuajse i plotë. Ata kaluan në avantazh por nuk reshtën sulmet duke iu afruar disa herë edhe golit të dytë, teksa Milani nuk prodhoi thuajse asgjë në këtë ndeshje.
Kështu, Interi ngjitet në vendin e dytë dhe mban gjallë shpresat e pakta që ka për të marrë titullin kampion në ndjekje të Napolit. Kurse Milani gjen humbjen e tretë radhazi, në ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, që e zbret në vendin e 6 dhe që tani i rrezikon Europën kuqezinjve.
INTER-MILAN 1-0
34′ L. Martinez