MENU
klinika

Champions League dhuron spektakël

Liverpool – Real Madrid, 7 gola. Napoli fiton në transfertë!

22.02.2023 - 13:35

Champions League zhvilloi mbrëmjen e djeshme dy ndeshjet e radhës për fazën e 1/8 me eliminim direkt. Në përballjet e para, Napoli fitoi 0-2 me Eintracht Frankfurt në Gjermani, teksa Real Madrid përmbysi 2-5 Liverpolin në Angli. Ndeshjet e kthimit do zhvillohen në 15 mars në 21:00.

Në “Deutsche Bank” në Frankurt, Eintracht vendas humbi 0-2 me Napolin. Kryesuesit e Serie A po tregojnë një formë të mirë edhe në Europë, duke fituar në transfertë dhe bërë një hap cilësor për kalimin në fazën çerekfinale. Golat për djemtë e Spallettit u shënuan nga Osimhen në minutën e 40-të dhe Di Lorenzo në minutën e 65-të. Vlen për t’u theksuar se Kvaratskhelia në minutën e 36 gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në “Anfield Road”, Liverpool humbi 2-5 me Real Madrid në një ndeshje spektakolare. Përmbysje, gafa dhe emocione në 90 minutët që në fund nxorën fitimtarë miqtë e Ancelottit. Ndeshja u hap në minutën e 4 nga Nunes për vendasit, teksa Salah dërgoi shifrat në 2-0 pas 14 minutave lojë, kjo edhe falë gafës së Courtois. Real Madrid u zgjua në minutat 21 dhe 36 me Vinicius Junior për dopietën që dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2. Në pjesën e dytë Real Madrid shënoi edhe tre herë të tjera. Militao në minutën e 47 dhe Benzema në minutët 55 dhe 67 bënë përmbysjen e madhe.

Champions League

Eintracht Frankfurt 0-2 Napoli

Liverpool 2-5 Real Madrid

*Ndeshjet e kthimit luhen në 15 mars