MENU
klinika

Hidhuni një sy!

Marifetet e modës së tapetit të kuq që nuk bien në sy

02.02.2023 - 11:17

Dalja e yjeve në tapetin e kuq me veshjet mahnitëse është një proces që kërkon një kohë të gjatë përgatitjeje. Në disa raste, periudha varon nga javë deri në muaj. Ekipe profesionistësh të përbërë nga stilistë, parukierë, grimierë e rrobaqepëse kujdesen deri në detajin më të imët. Dhe që gjithçka të shkojë më së miri, yjet dhe profesionistët përdorin të gjitha llojet e marifeteve.

Veshin reçipeta, edhe pse shpesh duket sikur nuk i kanë

Në 2022, në një event Jennifer Lopez kishte veshur një fustan në të cilin dukej sikur kishte hequr dorë nga reçipetat. Por ky ishte vetëm një iluzion optik. Në të vërtetë ajo kishte veshur të tilla dhe nëse shihni me vëmendje disa foto, mund të dalloni rripat.

Copat e tejdukshme

Në fustanet më të guximshme të vajzave në tapetin e kuq ka një të përbashkët: një astar i tejdukshëm. Për shembull, në 2020 Paris Hilton zgjodhi një fustan me dekolte të hapur i cili mund të qëndronte i fiksuar në vendet e duhura vetëm me anë të copës së hollë.

Priyanka Chopra përdori të njëjtën metodë në vitin 2019 në një fustan ku përgjatë pjesës së barkut vareshin disa zinxhirë. Poshtë tyre mund të dallohet astari i përdorur për të zvogëluar çfarëdolloj parehatie gjatë veshjes së fustanit.


Viola Davis në ceremoninë e Oscar 2021 kishte vendosur astar në ngjyrën e saj të lëkurës poshtë fustanit të bardhë me detajet e hapësirave ndërmjet luleve. Kjo krijonte iluzionin se mund të shihje lëkurën, por në fakt ishte një korse. Në krijimin e këtij fustani u përdorën 20 lloje të ndryshme boje.

Korse

Gjatë një konference për shtyp në vitin 2021, Jennifer Lopez zbuloi një sekret të sajin. Poshtë fustanit të shkurtër këngëtarja mbante veshur korse që të dukej e përsosur. Korsetë janë një nga të preferuarat e yjeve dhe përdorimi i tyre është zgjeruar edhe më shumë nga ndikimi i klanit Kardashian-Jenner. Vajzat e njohura për format e tyre përdorin shpesh këtë aksesor që gjithçka t’iu qëndrojë siç duhet ndërsa kujtojmë që Kim Kardashian ka edhe një linjë veshjesh të dedikuar për këtë qëllim.

Kujdesi për shëndetin

Në 2007, Helena Bonham Carter shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia me një fustan elegant. Aktorja ishte shtatzënë asokohe ndaj veç aksesorëve, kishte veshur edhe çorape të posaçme për mbështetje poshtë getave të saj.

Paruke

Në 2016 Bella Hadid shkoi në Kanë me baluke ndërsa 8 ditë më vonë flokët e saj ishin në gjatësinë normale. Sekreti janë paruket, një metodë e preferuar nga yjet edhe për të mos dëmtuar flokët e tyre natyralë.

Naomi Campbell attending the Fashion Awards 2022 at Royal Albert Hall in London, England, on December 05, 2022. Photo by Aurore Marechal/ABACAPRESS.COM

Naomi Campbell attending the Fashion Awards 2022 at Royal Albert Hall in London, England, on December 05, 2022. Photo by Aurore Marechal/ABACAPRESS.COM
Naomi Campbell i përdor rregullisht. Ajo thotë se puna në industrinë e modës i ka dëmtuar flokët e saj natyralë ndaj vendos shpesh paruke dhe nuk ka frikë ta pranojë.

Lady Gaga arrives at the 91st Academy Awards Nominees Luncheon on Monday, Feb. 4, 2019, at The Beverly Hilton Hotel in Beverly Hills, Calif. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)
Lady Gaga pa paruke është një ngjarje e rrallë në tapetin e kuq. Këngëtarja e ndryshon kaq shpesh pamjen e saj sa floku natyral nuk do mund ta përballonte ndaj ajo ka nevojë për paruke. Veç parukeve, një tjetër zgjidhje e preferuar e yjeve janë shtesat e flokëve (extensions).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha për të ndryshuar gardërobën!

Bashkë me 2021-in duhet të ikin edhe këto trende

Ne ndjekim përgjithmonë tendencat...

13 gabimet në veshje që prishin pamjen e burrave