MENU
klinika

"Rama do të paraqesë McGonigal si..."

Mbaron Kuvendi, Berisha i drejtohet protestuesëve: Videot erotike nuk do t’i gjeni te unë!

13.02.2023 - 19:50

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga deklarata e tij se disponon video erotike të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal me zyrtare shqiptare.

Në përfundim të seancës parlamentare, Berisha tha se nuk do të fliste nëse nuk do e dispononte një video të tillë, megjithatë shtoi se nuk ka në plan ta publikojë.

Ai tha se njerëzit s’duhet të merren me “videon erotike”, pasi sipas tij kryesor duhet të jetë skandali Rama-McGonigal.

“Edi Rama kishte bindur zonjat në parlament se akuzat e mija dhe skandali McGonigal, nuk kishte në qendër aferat, por disa aksesore në klubet dhe pub-et e Tiranës. Të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar, kishte më turp. Çdo të dhënë unë do ua dorëzoj komisioneve parlamentare këtu dhe në SHBA. Bëhet fjalë për dokumenta, në natyrën time nuk keni parë kurrë në profilin tim në facebook asnjë video të kësaj natyre. Po të mos kisha fakt do të flisja unë? Po të mos kisha fakte, mund të bëja deklaratën unë?

Ky reagim kolektiv i zonjave socialiste, se ça ishte kjo, dihet ajo miza pas veshit, unë do hetoj deri në fund për t’i shkuar në fund kësaj piste. Më pengon se problemi kryesor është Edi Rama. Problemi kryesor është Rama jo ngjarjet terciare në pub-et e Tiranës. Ne jemi paqësorë, populli mund të futet dhe të rrijë aty në grevë urie. Si ka mundësi, ajo është zonjë, grua, nënë, si ka mundësi të bëjë një deklaratë të tillë ndaj një deklarate që unë kam bërë ndaj mikut të Edi Ramës. Kërkon Edi Rama ta paraqesë si një turist seksi në Shqipëri, por nuk është i tillë”, deklaroi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN