MENU
klinika

Kur njoftohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta e opozitës para Parlamentit

23.02.2023 - 13:22

Opozita ka mbyllur edhe këtë të enjtë 23 shkurt protestën e saj para parlamentit duke njoftuar se e radhës do të mbahet më 3 mars.

Ishte deputeti Flamur Noka i cili njoftoi se “protesta jonë do vijojë në datë 3 në orën 12 të gjithë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shjqiëprisë për t’i thënë jo Ramës, për t’i thënë po lirisë e demokracisë, për të përmbyusur këtë regjim”.

Me heret ne fjalen e tij, Berisha tha se 3 Marsi është dita e madhe ndërsa theksoi se marshi demokratëve do të jetë drejt Surrelit.

“Po të duam Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.

3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë”, deklaroi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN