MENU
klinika

Rritet numri i viktimave

Më shumë se 1200 të vdekur nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë!

06.02.2023 - 12:54

Rreth 1200 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë. Mijëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Të paktën 912 njerëz kanë vdekur në Turqi, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në deklaratë për mediat. Në Siri, të paktën 386 njerëz kanë vdekur në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi televizioni shtetëror sirian.

Ekipet e shpëtimit në Turqi shpëtuan mbi 2.400 njerëz nga nën rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i frikshëm: Nga 24 shkurti deri në 8 mars…

Kush është burri që parashikoi tërmetin në Turqi