MENU
klinika

Spektakël në ndeshjen e NBA!

Më shumë se 350 pikë të shënuara, e dyta në histori për…

25.02.2023 - 15:48

Sfida mes Los Anxhelos Klipërs dhe Sakramento Kings padyshim që dhuroi plot emocione dhe shumë spektakël në “Crypto.com Arena”.

Ky takim prodhoi plot 351 pikë, me fitoren e Kings 175-176, për të cilën gjithashtu u deshën edhe dy kohë shtesë.

Yjet e kësaj sfide ishin Malik Monk (Kings: 45 pikë, 6 asiste, 2 topa në tabelë), Kaui Leonard (Klipërs: 44 pikë, 4 asiste, 4 topa në tabelë) dhe De’Aron Foks (Kings: 42 pikë, 12 asiste, 5 topa në tabelë).

Ky takim gjithashtu u shënua si i dyti në histori me më shumë pikë të shënuara në një sfidë.