MENU
klinika

Thirrja në SPAK

Meta “lan duart”: Nuk kam lidhje me ÇEZ-DIA-n, kam qenë në opozitë kur u privatizua

23.02.2023 - 23:04

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka hequr përgjegjësinë nga vetja për çështjen ÇEZ-DIA, pasi u morn ë pyetje nga SPAK.

Meta pretendon se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje, pasi tha se nuk ka asnjë shkresë, urdhër apo vendim që të ketë favorizuar ÇEZ-DIA-n.

Ai deklaroi në një intervistë me Ylli Rakipin se ka qenë në opozitë kur u privatizua ÇEZ dhe ministër ekonomie ka qenë dikush tjetër.

“Lidhur me këtë çështje, qoftë ÇEZ dhe qoftë ÇEZ-DIA, nuk ekziston asnjë shqetësim apo problem lidhur me personin tim, Ilir Meta. Nuk ka akt, shkresë, vendim, urdhër, që të ketë favorizuar ÇEZ-DIA.
Nuk e ndaloj dot prokurorinë të pyes a njeh këtë, a njëh atë, me çfarë linje keni udhëtuar, etj. Këto janë pyetje që u takon t’i bëjnë ata dhe unë u përgjigjem me vërtetësi. Nuk dua të them çfarë pyetën, por nëse kanë mundësi t’i publikojnë pyetjet dhe përgjigjet. Do të ishte raporti im me këtë çështje, e cila nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën.
Kur u privatizua ÇEZ unë kam qenë në opozitë. ÇEZ-DIA, nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sepse është bërë në kohën kur ministër i ekonomisë ka qenë tjetër kush. Gjatë katër muajve kur kam qenë unë ministër i ekonomisë, ÇEZ nuk ka patur asnjë favor, por kemi kundërshtuar në mënyrë rë vendosur të gjithë vendimet e ERE-s, që sipas nesh favorizonin ÇEZ kundër KESH-it”, thekson kreu i PL-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pse pushtetarët nuk kanë frikë nga drejtësia e re?!"

“Në hetim ministra e deputetë”- Meta reagon ndaj shefit të SPAK