MENU
klinika

Dëshmia në SPAK

Meta: Nuk ka institucion në botë që më bën presion, mendova se më morën për inceneratorët

23.02.2023 - 20:28

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë institucion në botë që i bën presion atij. Gjatë në dalje për mediat në Elbasan, Meta tha se kur i shkoi ftesa për të dëshmuar në SPAK mendoi semos ishte për ndonjë nga çështjet që ai ka bërë kallëzime. Po ashtu ai është shprehur se ai nuk ka asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi ka qenë korrekt në zbatim të Kushtetutës.

“Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës. Këtë e kam bërë të qartë. Këta amerikanët e Ramës. Kam bërë disa kallëzime në SPAK. Edhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi, se mendova se do ishte ndonjë nga kallëzimet që kam bërë me vjedhje mld euro. Mendova se ishte ndonjë nga ato çështje. Kuptova se më kishin thirrur për inceneratorët, për ato mld euro që janë vjedhur. Nuk kemi asnjë shqetësim me drejtësinë, pasi kam qenë korrekt në zbatim të kushtetutës. Unë kam qenë politikan që kam dhënë dorëheqje edhe kur kam pasur të drejtë, dhe kam thënë; hetoni! Ilir Meta nuk ka firmosur kurrë për PPT në jetën e tij, pa e parë mirë. Të gjithë ata që kanë punuar me Metën, kam marrë këtë porosi gjithmonë”, tha ai.