“Detyra e të gjithë institucioneve të respektojnë vendimin e gjykatës dhe ti japin fund bashkëpunimit me Edi Ramën për të varrosur përfundimisht sistemin e drejtësisë në vend”, kështu është shprehur nga Kukësi, Ilir Meta i pyetur se cila është rruga që do të ndiqni nëse KQZ nuk njeh vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit dhe nuk regjistron për zgjedhje kandidatët e PD-së së Berishës, por ata të PD-së së Alibeajt?
”Ju e dini se gjykata është shprehur shumë qartë dhe gjykatësi e ka argumentuar dhe publikuar vendimin prej 1 viti. Kështu që është detyra e të gjithë institucioneve të respektojnë vendimin e gjykatës dhe ti japin fund bashkëpunimit me Edi Ramën për të varrosr përfundimisht sistemin e drejtësisë në vend.
Sepse ëndërrat e tij për një ekzekutim të pluralizmit politik janë varrosur një herë e përgjithmonë dhe vota e 14 majit do të jetë një votë referendare, plebishitare, jo vetëm për ti dhënë fund monizmit në pushtetin vendor, por njëkohësisht për ti dhënë fund në herë e përgjithmonë këtij regjimi mizor i cili e ka katandisur Shqipërinë, në vendim më të varfër të rajonit dhe Europës. Ka përfunduar çdo ëndërr për të provokuar opozitën dhe ndryshimi do të ndodhi.Është një ndryshim me çdo çmim dhe çmimin ia kemi lënë atij ta zgjidhi vetë”
Kreu i Partisë së Lirisë i pyetur se ai ishte Arben Ahmetaj ai që iu dha dosjen e inceneratorëve tha se kjo çështje nuk ka asnjë lidhje më këtë praravijë që shpik Rama.
”Ska asnjë lidhje kjo çështje me këtë prapavijë që shpik vetë Edi Rama për të shpëtuar vetën nga përgjegjësia që ka nga kjo aferë të cilën me të drejtë edhe vetë ish-ministri tij tha se vetëm Edi Rama mund ta bënte sepse vetë ai kishte fuqinë për tiu imponuar qeverisë për vendime të paligjshme dhe kriminale,” tha ai.
I pyetur se a Mendoi se Prokuroria e Posaçme po iu vë nën shënjestër për dosje që konsiderohen korruptive, pikërisht në këtë moment, në prag të fushatës elektorale, kreui i Partisë së Lirsë tha se presioni nuk ka aspak me Ilir Metën
“Presioni nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën. Përkundrazi respekti që unë kam tregurar ndaj drejtësisë që ska të bëjë aspak me vlerësimin tim për performancën e këtyre institucioneve nuk ka ndryshuar aspak dhe nuk ndryshon në asnjë kohë sepse ka të bëjë me kulturën time prej pushtetari dhe me respektin tim për të demostruar para qytetarëve vullnetin për transparencë ndaj tyre.
Ju e dini shumë mirë që Ilir Meta edhe si president, por edhe më pas ka bërë ka bërë kallzime të jashtëzakonshme në SPAK për të ndëshkuar ligje që bëheshin me porosi për oligarkët e Edi Ramës për të vjedhur shqiptarët dhe taksat e tyre dhe për fat të keq nuk kemi pasur asnjë reagim deri tani,” tha ai.
Kreu i Partisë së Lirisë Meta deklarata i dha pas takimit me strukturat në qytetin e Kukësit.