MENU
klinika

Rikthehet melodia e kampionëve!

Milan dhe Bayern Munich fitojnë në 1/8 e Champions League

15.02.2023 - 14:07

Futbolli elitar europian është rikthyer mbrëmjen e së martës me melodinë e Champions League. Pas disa muajve pushim, turneu më i vlefshëm në Kontinentin e Vjetër nuk ka zhgënjyer me përballjet e orës 21:00 për fazën e 1/8 me eliminim direkt në ndeshjet e para. Milan ka mundur 1-0 në shtëpi Tottenhamin, ndërsa Bayern Munich ka fituar 0-1 në Paris me vendasit e PSG-së. Ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave do luhen në 8 mars.

Në “Parkun e Princave” në Paris, PSG vendasve humbi 0-1 me Bayern Munich për ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League. Përballja u vendos nga goli i Kingsley Coman në minutën e 53 të ndeshjes. Asisti i Davies bëri që francezi të godiste fluturimthi për ta ndalur sferën në rrjetë. Si një ish, sulmuesi nuk festoi në Paris. Gjermanët “pushtojnë” kështu Parisin në ditën e të dashuruarve. Te PSG në fushë nga minuta e parë ishin yjet Messi dhe Neymar, teksa Mbappe u hodh në lojë gjatë pjesës së dytë. Vlen për t’u theksuar se Mbappe shënoi në minutën e 82, por VAR e cilësoi në pozicion jashtë loje. Në stadium ishin 46445 tifozë.

Në “San Siro” Milan fitoi 1-0 me Tottenhamin për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve iu falën golit të Brahim Diaz në minutën e shtatë të ndeshjes. Insistimi i Theo në krahun e majtë bëri që pas disa tentativave Diaz të dërgonte topin në rrjetë. Megjithë insistimin e djemve të Contes, kuqezinjtë tregojnë se Europa është fusha e tyre e betejës pas ndeshjeve jo të mira në Serie A.

Champions League – 1/8 ndeshjet e para:

Milan 1-0 Tottenham

PSG 0-1 Bayern Munich

* Ndeshjet e kthimit mes këtyre skuadrave do luhen në 8 mars.