MENU
klinika

Viti 1910 në Korçë

“Mitingu i shkronjave”

27.02.2023 - 14:27

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo solli në vëmendje në rrjetet sociale se 27 shkurti është dita kur në Korçë u mbajt “Mitingu i shkronjave”.

“Nderim dhe mirënjohje për të gjithë patriotët korçarë dhe shqiptarë që manifestuan në mbrojtje të alfabetit shqip të vendosur në Kongresin e Manastirit”, shkruan Filo.

Mitingu i mbrojtjes së shkronjave shqipe që u mbajt në Korçë, në shkurt 1910, ishte më i madhi që u zhvillua në qytetet shqiptare për këtë çështje.

Mitingu u organizua nga klubi “Dituria” në mbrojtje të ABC-së shqipe, ku morën pjesë rreth 15 000 veta nga qyteti e nga rrethi i Korçës, nga Devolli, nga Kolonja, nga Opari e nga Pogradeci. Në emër të popullit të mbledhur në këtë tubim iu dërguan telegrame proteste, kundër përdorimit të alfabetit arab, qeverisë turke dhe deputetëve shqiptarë të parlamentit.

Më vonë, mitingje të tilla u mbajtën edhe në Berat, Tepelenë, Përmet dhe në Skrapar.
Duke vënë theksin në përmasat e kësaj lëvizjeje, konsulli francez në Shkodër i shkruante qeverisë së tij, në shkurt të vitit 1910, se tërë Shqipëria është ngritur kundër përpjekjeve të qeverisë turke për t’i detyruar shqiptarët të përdorin alfabetin arab, si dhe për të mbrojtur alfabetin shqip të vendosur në Kongresin e Manastirit.

Mitingjet e zhvilluara nga klubet shqiptare në shkurt të vitit 1910, si nga shkalla e organizimit e rregulli që zotëroi në to, nga përmbajtja kombëtare e përparimtare e kërkesave të tyre, ashtu edhe nga përmasat që morën, ishin ngjarje të reja për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe të rralla e të papara deri atëherë.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe