MENU
klinika

Protesta

Mjete piroteknike drejt kryeministrisë, oficerët e policisë gjyqësore mbledhin provat

11.02.2023 - 17:27

Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, ish-kryeministri dhe një grup i protestuesve kanë bërë një turi duke kaluar dhe ndaluar para Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Bankës së Shqipërisë.

Në përfundim të tubimit, protestuesit hodhën drejt godinës së kryeministrisë mjete piroteknike, të cilat për fat të mirë nuk shkaktuan incidente.

Menjëherë pas largimit të qytetarëve, shkallët dhe hyrja e kryeministrisë është rrethuar me shiritin e vendit të ngjarjes.

Oficerë të policisë gjyqësore kanë mbledhur provat të mjeteve piroteknike që u hodhën drejt godinës.