Në serialin “Harry & Meghan”, Meghan Markle u shpreh se Kate Middleton nuk ishte nje person që jepte përqafime (deklaratën e plotë e lexoni këtu), ama princesha po bën pikërisht të kundërtën!
Mos vallë Kate Middleton përgënjeshtroi sërish Meghan
Kate po u jep vetëm përqafime dhe buzëqeshje të ngrohta personave që njeh dhe që takon gjatë vizitave të saj, duke përgënjeshtruar kështu rrëfimin e Meghan, e cila ishte shumë e çuditur ndaj formalitetit të Kate dhe princit William.
Një burim tha për “People”, se në fakt, “Kate është një person që vdes të japë përqafime. Ajo është e ngrohtë, miqësore dhe i përshëndet të gjithë me një përqafim të madh dhe puthje. I vjen krejt natyrshëm të sillet kështu”.
Pra, edhe njëherë tjetër, Kate ia ktheu përgjigjen me lezet Meghan-it.