MENU
klinika

Tri seancat plenare

Nazarko: Ndryshe nga Shqipëria e Serbia, seanca e Kuvendit në Kosovë respektoi standardet etike

05.02.2023 - 21:14

Opinionisti Mentor Nazarko, ka komentuar tri seancat në parlamentet e Kosovës, Shqipërisë e Serbisë.

Ai tha se pamjet nga kuvendi i Kosovës ishin më korrekte politikisht, teksa tha se “po guxoj të bëjë një provokim politik, nuk ishte Vetëvendosje në opozitë që të organizonte gaz lotsjellës”.

“Por ishte një seancë që respektoi standardet etike, ndoshta edhe pse Kurti zgjodhi të komunikonte qëndrimin e vet për Asociacionin në një moment i cili nga pikëpamja e procedurës parlamentare nuk ishte adekuat”, është shprehur Nazarko në “Edicioni Special në Klan Kosova.

Tutje, ai komentoi edhe skenat e dhunës në parlamentin e Serbisë, ku tha se atje komunikimi kishte nota agresive dhe kishte klasifikim se kush është më pro-rus.

“Në rastin e Serbisë, kishim një moment i cili e përmbylli komunikimin e presidentit Vuçiq, një herë me kombin, një herë me qeverinë e tash edhe parlamentin, komunikim që kishte nota agresive”.

“Në një mënyrë u pa një klasifikim i pro-rusëve më të mëdhenj dhe pro-rusëve që po orientohen kah Perëndimi, siç është rasti i Vuçiqit, ku këtu po citoj ambasadorin Hill”, është shprehur Nazarko, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, ai komentoi edhe skenat në parlamentin e Shqipërisë, për të cila tha se reflektuan raportet e forcës në skenën politike atje, ku sipas tij, opozita është e përçarë.

“Skenat e parlamentit të Shqipërisë të cilat reflektuan raportet e forcës në skenën tonë politike shqiptare ku opozita është e përçarë dhe një rast siç është ai i hetimit të FBI-së të një zyrtari të saj të korruptuar, ofroi një mundësi për të sfiduar pushtetin e kryeministrit Rama që është tash e pothuaj 9 vjet në pushtet”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.

Nazarko tha se në të tri seancat e mbajtura sot, s’ka asnjë pikë të përbashkët përveç edukatës ballkanike apo frustrimit opozitar për të krijuar momentum për të përmbysur qeverinë apo për të fituar pikë politike.

Në këtë link gjeni intervistën me Video