MENU
klinika

favorit kryesor mbetet gjiganti anglez

Ndryshohet lista e pretendentëve për Champions-in

17.02.2023 - 13:21

Triumfi i Bajern Mynihut në transfertën e vështirë të “Parc des Princes” nuk i ka bindur vlerësuesit e ekipeve favorite për të korrur sukses në Ligën e Kampionëve në sezonin aktual.

Sipas “Sport.de” Mançester Siti vazhdon të udhëheqë garën e favoritëve, ku do të testojnë Lajpcigun në fazën 1/8-ave. Të besuarit e Nagelsmanit ndodhen në shkallën e dytë të podiumit mbi bazën e kësaj renditjeje.

Surpriza e vërtetë do të quhet Napoli, pasi ata do të përmbyllnin top 3-shen.

Kampionët në fuqi të trofeut më të lakmuar në Europë për klube, Champions mbajnë vetëm vendin e 4-t, të pasur nga Dortmundi, PSG-ja, Interi dhe Frankfurti.

Dyshja e fundit në “top 10”-të do ta mbyllnin dy gjigantët anglezë, Liverpul dhe Çelsi, të cilët përgjatë sezonit aktual si në ligën vendëse ashtu edhe në turneun në fjalë nuk kanë bindur.