MENU
klinika

Qendra e Zhvillimit të Artizanatit

Në mbështetje të grave artizane

15.02.2023 - 15:56

Gratë artizane në Krujë kanë një qendër të re ku mund të konceptojnë dhe prodhojnë punët e tyre artistike tradicionale.

Qendra e Zhvillimit të Artizanatit, së bashku me Rrjetin Shqiptar për Zhvillim Rural, në bashkëpunim me bashkinë Krujë kanë ngritur këtë qendër, e cila i vjen në ndihmë grave për ushtrimin e aktivitetit të tyre artizanë, grumbullimin apo edhe tregtimin e prodhimeve që ato bëjnë.

Kjo qendër shërben edhe si një vend për organizimin e aktiviteteve në grup dhe trashëgimin e kësaj tradite tek brezi i ri.

Pajisja e qendrës është një nga produktet kryesore të projektit për rimëkëmbjen pas tërmetit, financuar nga qeveria e Suedisë nëpërmjet Fondit Shqiptar të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të OKB-së.

“Kemi punuar për më shumë se tetë muaj, për të angazhuar gra artizane që janë prekur nga tërmeti, që ato të marrin pjesë në zinxhirin e vlerës së artizanatit, të fitojnë më shumë të ardhura dhe të gëzojnë siguri ekonomike”, thonë përfaqësues të projektit që kanë kontribuar në ngritjen e kësaj qendre.

Ndërsa një gratë artizane shprehet se, “ne i dashurojmë punimet që bëjmë dhe përmes tyre përherë ruajmë traditën. Ne jemi krenare për punimet tona artizanale. Ne trashëgojmë zeje nga të parët tanë dhe i përdorim në punimet tona, duke i bërë ato të njohura për brezat që vijnë, të huaj apo vendas qofshin. Ne krijojmë produkte bukurie me trashëgimi të bukur dhe krijojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë për shkak të pasionit dhe identitetit që ne përcjellim në to”.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe