MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Në sa lloje ndahen alergjitë ushqimore?

28.02.2023 - 13:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Në sa lloje ndahen alergjitë ushqimore?

Mjeku:  Kemi dy lloj alergjish, ato të përkohshme, që zakonisht janë te fëmijët e vegjël, në të cilët nuk është pjekur akoma sistemi imunitar. Pra, në moshën 2-3 vjeç fillon ajo alergjia nga veza apo disa alergji të tjera ushqimore të cilat me pjekjen e sistemit imunitar, organizmi forcohet dhe ato zhduken.

Nqf se kemi ndonjë alergji ushqimore nga të rriturit, zakonisht një nga alergjitë më të shprehura është ajo nga frutat e thata apo nga farat, e cila trajtohet padyshim me mjekime anti-alergjike. Por ky ushqim hiqet nga regjimi ushqimor i personit gjithë jetën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.