MENU
klinika

Rama nga Podgorica

“Në vjeshtë do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit”

27.02.2023 - 15:16

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën për mediat me homologun malazez Dritan Abazoviç për projektet e përbashkëta mes dy vendeve ku ndër të tjera dha lajmin se në vjeshtë pritet të zhvillohet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit.

Rama tha se data do të vendoset pas takimit që ai do të zhvillojë në Berlin me kancelarin gjerman.

“Kemi parë se si më në fund Bashkimi Evropian është bërë më i ndjeshëm për rajonin, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut hapën negociata, Kosova mori një datë për liberalizimin e vizave, Bosnja mori statusin kandidat apo ashtu si u mbajt për herë të parë një samit i BE në Tiranë apo në Mal të Zi një tjetër samit. Të gjitha këto janë pozitive por BE është një korsi e përbashkët. Unë dëshiroj ta falënderoj Kryeministrin për angazhimin e tij në vetë të parë për të gjithë këtë proces, ashtu sikundër dëshiroj ta falënderoj edhe për shprehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Ballkanit të Hapur në qendër këtu në Mal të Zi, ndërkohë që procesi i Berlinit do të ketë samitin e vet në Tiranë në fillim të vjeshtës, data do të përcaktohet në takimin që do të kem me kancelarin Scholtz së shpejti në Berlin”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN