Liga e Europës luan ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave, ku në fushë zbresin padyshim gjigantët e futbollit europian.
Në orën 18:45 spikat supersfida, Barcelona-Mançester Junajtid. Të dyja skuadrat do të bëjnë çmos për ta fituar këtë kompeticion në mënyrë që ta mbyllin sezonin me një trofe të rëndësishëm, por së pari duhet të kalojnë njëra-tjetrën, ku spektakli pritet të mos mungojë.
Tre sfida të tjera interesante luhen po në këtë orë, kur Ajaksi pret Union Berlinin, Salcburgu ndeshet me Romën dhe Shahtjor Donetsk-Ren.
Në orën 21:00, zbret në fsuhë Juventusi, i cili do të presë në Torino skuadrën franceze të Nantë. Bardhezinjtë e shikojnë këtë kompeticion si biletën e vetme që të çon në Champions, ndërsa francezët nga ana tjetër nuk kanë asgjë për të humbur.
Gjithashtu në këtë orë luhen edhe Sporting Lisbonë-Midtjilend, Leverkusen-Monako dhe Sevija-PSV.