Dita e sotme shënoi protestën e dytë brenda pak ditësh të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita e vendit teksa një numër i madh protestuesish janë paraqitur pranë ambienteve të Parlamentit të Republikës.
Protesta që zgjati rreth 3 orë dhe u zhvillua sa në rrugë nga protestuesit opozitarë aq edhe në ambientet e Parlamentit ku deputetët demokratë me në krye Sali Berishën nuk hezituan të bënin deklaratat e tyre.
Tubimi në ambientet e jashtme nisi me një përplasje fizike të rreshtit të parë të protestuesve me kordonin e policisë dhe efektivëve të vendosur për të mbrojtur Parlamentin.
Ndaj tyre janë hedhur edhe mjete të ndryshme piroteknike si shashka dhe kapsolla, ndërsa policia ka rujatur qetësinë dhe ka qëndruar stoike në pozicionin e vetë.
Sakaq, tubimi vijoi pa u krijuar trazira të mëtejshme dhe përfundoi me largimin e deputetëve demokratë dhe liderit demorkat Sali Berisha drejt selisë blu.