MENU
klinika

Turpërimi ndaj Realit ka zbardhur skenarët

Nga porta te sulmi, Liverpuli nis operacioni fshesa

24.02.2023 - 14:13

Liverpuli do të pësonte humbjen më të thellë në historinë e vet në Ligën e Kampioneve, e shkaktuar nga Real Madrididi me shifra 2-5.

Ky rezultat do të vinte në pikëpyetje jo vetëm kalimin për në fazën çerekfinale, por edhe të ardhmen e futbollistëve.

Eliminimi nga kupat vendëse dhe jashtë objektivit titull në Angli kanë bërë që mediat angleze t’i bëjnë një rezyme situatës te “Reds”-at dhe se cilët prej lojtarëve do të largohen me përfundimin e sezonit aktual.

PORTË- Alison nuk vihet në diskutim rreth largimit nga “Anfile Road”, ndonëse nuk prezantoi rendimet brenda pritshmërive në duelin ndaj kampionëve të Champions-it. Adrian është një tjetër alternative në kuadrat, por kontrata e tij përfundoi këtë verë dhe me shumë mundësi nuk do ta ketë shansin për të vazhduar.

MBROJTJA- Tren-Aleksandër Arnold ka mbetur një mirazh në kampin e të kuqve në krahasim më atë çfarë ai dhuronte para pak kohësh. Megjithatë daljet e shpejta nga krahët dhe reflekset me krosim drejt qendrës mbeten pika kryesore mbi alternativën e qëndrimit. E njëjta tablo vlen edhe për partnerin Robertson. Roli i “shtyllave” me binomin Konate-Van Dij nuk preken nga rrotacioni në kuadër të personalitetit. MESFUSHA-Reparti me i paqëndrueshëm në kuadrin e ruajtjes së ekuilibrave. Henderson, Bajçetiç, Elit dhe Alkatara i shpëtojnë rrezikut në këtë hark “nominimesh”.

SULMI- Liverpul ka harxhuar “qimet e kokës” për të pasur në frontin sulmues futbollistë të nivelit botëror. Vetëm Firminjo është më i rrezikuara për t’i dhënë duart në përfundim të sezonit të “të kuqve”.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”